MENU
klinika

Kush e e zë vëndin e tij! Emri

Pas Tiranës dhe Elbasanit, Qeveria shkarkon prefektin e Fierit

03.12.2021 - 17:54

Këshilli i Ministrave vendosi ditën e sotme lirimin nga detyra të prefektit të Qarkut të Fierit, Baki Bala.

Në vend të tij është emëruar me propozim të ministrit të Brendshëm, shtetasi Lefter Shehaj. Në njoftimin e dhënë nga Kryeministria bëhet me dije se ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletroren zyrtare.

Ky ndryshim në radhët drejtuesve të prefekturave në vend është i treti, ku më herët janë zëvendësuar prefektët e Tiranës dhe Elbasanit.
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Z. Baki Bala, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Lefter Shehaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./m.j

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin