MENU
klinika

U shkarkuan pasi dolën në mbështetje të Berishës!

PD cakton emrat e rinj të 12 kryetarëve të degëve

17.12.2021 - 18:32

Një ditë përpara mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, Partia Demokratike ka nisur zëvendësimet e kryetarëve të degëve që u shkarkuan pak ditë më parë, pasi dolën në mbështetje Sali Berishës.

Degën e Devollit do ta drejtojë Bledion Nallbati, deputeti i PD-së, ndërsa degën e Shijakut nga Red Varaku.

Ndërkohe degët e Tiranës do të kenë si drejtues politik nënkryetaret e PDSH.

Vendimi i selisë blu vjen pasi atij të kryesisë që pak ditë më parë shkarkoi kryetarët e 12 degëve; Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Tirana 10, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Kuçovë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Kujtojmë që sot në orën 18:00 pritet të mbahet mbledhja e kryesisë, ku në rend dite do të jetë pikërisht Kuvendi i ditës së shtunë. Nga ana tjetër, më 18 dhjetor, ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar mbajtjen e një referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës.