MENU
klinika

Tërhiqen lumenjtë

Peleshi flet për situatën e përmbytjeve në vend: Zonat më problematike janë…

13.12.2021 - 21:29

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka folur për situatën e përmbytjeve në vendin tonë, pasi reshjet dendura të shiut bënë që disa prej lumenjve të dalin nga shtrati.

Peleshi u shpreh për Fax Neës se zonat më problematike janë Fieri dhe Vlora, por orët e fundit ka patur tërheqje të ujërave për shkak se nuk ka patur reshje shiu, ndërsa tha se edhe lumi Vjosa është tërhequr pothuajse në shtratin e saj.

“Zona më problematike janë në qarqet Fier dhe Vlorë, ndërkohë nga veriu në jug ka pasur reshje bore në zonat malore. Nuk janë bllokuar asnjë moment rrugët nacionale. Përqendrohemi te Vjosa, prurja ka qenë historike sepse ia kaloi dhe 2018.

Mbrëmë ka pasur tërheqje të shpejtë të ujërave sepse kanë funksionuar kanalet kulluese, nuk ka pasur reshje shtesë dhe në këtë moment që flasim lumi Vjosa thuajse është tërhequr në shtratin e saj. Patjetër që ka pasur dëme por është shmangur e keqja, sepse dy argjinaturat kryesore kanë shpëtuar mijëra hektarë toke nga përmbytja.

Vjosa është lumi I fundit i egër në Europë ndaj janë krijuar këto probleme. Tani është kthyer në atraksion, qoftë në agroturizëm por dhe në mjedis. Ne duhet të ndërtojmë një sistem alternative mbrojtjeje, ura përgjatë Vjosës nën autostradë.

Kur do të vihen në zbatim të gjitha këto projekte?

Kjo urë vështirëson rrjedhjen e ujit, dhe nëse fillojmë këtë vit sic e kemi folur me kryeministrin përgatitjen, sezonin tjetër do kemi shumë më pak probleme. Nuk presim reshje këtë javë, dhe nuk presim as përmbytje. 75 trupa janë në terren duke ndihmuar banorët të evakuohen.