MENU
klinika

Rezultoi përdoruese e kokainës

Përjashtohet nga detyra efektivja e policisë në Elbasan

21.12.2021 - 19:54

Një efektive e Policisë së Elbasanit është përjashtuar nga detyra pasi ka rezultuar përdoruese e kokainës.

Burime për Tv Klan bëjnë me dije se aktualisht pritet që e njëjta masë të merret edhe për një tjetër efektiv, i cili po ashtu ka rezultuar përdorues i lëndëve narkotike.

Kujtojmë se rreth 1 muaj më parë filloi testimi i punonjësve të policisë, ku një numër i konsiderueshëm efektivësh rezultuan përdorues të lëndëve narkotike, por rezultati u kundërshtua nga vetë ata, duke bërë që Drejtoria e Policisë të merrte masa për të kryer një kontroll më të imtësishëm.

Testi i drogës për punonjësit e policisë pritet të jetë periodik dhe do të shtrihet nga efektivët e nivelit bazë deri tek drejtuesit e uniformave blu.