Policia e Fierit ka vendosur në pranga 27-vjeçarin Kladuio Tringa, i cili akuzohet se ka plagosur me thikë dy persona.
I riu, mësohet se ka goditur me thikë 2 vëllezërit, D. S., 32 vjeç dhe E. S., 38 vjeç, ngjarje kjo që ndodhi në fshatin Fermë Çlirim.
Dy të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Njoftimi i Policisë:
Fier
Plagosi me thikë 2 shtetas, kapet dhe arrestohet nga Policia 27-vjeçari.
Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Fermë Çlirim një shtetas ka plagosur me thikë 2 vëllezër, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë të cilët bënë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. T., 27 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier, pasi në fshatin Fermë Çlirim, Fier, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës( thikë) shtetasit D. S., 32 vjeç dhe E. S., 38 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier, të cilët morën mjekim në Spitalin Rajonal Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.