MENU
klinika

Nga Spartak Ngjela

“Po ç’revolucion do të bëjë ky njeri i humbur”

12.12.2021 - 22:50

Avokati Spartak Ngjela në një status në Facebook shkruan se ish-kryeministri Sali Berisha është i trembur nga anti-korrupsioni sepse është i fajshëm.

Ngjela paralajmëron se Berishës do t’i konfiskohen të gjitha pronat dhe do të jetë një gëzim kombëtar për të gjithë shqiptarët.

Postimi i plotë:

Ç’është ky revolucion që po përsërit Saliu si të ishte Robespieri?

Po ç’revolucion do të bëjë ky njeri i humbur!

Jo; ai është i trembur nga antikorrupsioni, sepse është i fajshëm.

Ky është thelbi i frikës Berisha: fajësia e tij për korrupsion. Është i fajshëm, se ka futur duart në shtetin shqiptar; sepse u ka marrë pronarëve të ligjshëm, me anë të bashkëpunëtorëve të tij, deri në 50 përqind të pronës, për t’iu bërë atyre njohjen e pronësisë; se ka shitur interesin kombëtar me para, etj. Dhe kjo është frika e tij, sepse tani ai është i kapur.

Të gjitha këto janë të provuara; dhe kjo kohë është koha e shpronësimit të tij. Kësaj po kërkon t’i shpëtojë Saliu; se kërkon t’u thotë amerikanëve: “unë kam popullin me vete”. Kurse politika amerikane po qesh me të. Edhe ambasadorja Yuri Kim do të fillojë të tallet me të, se e di shumë mirë procesin antikorrupsion kundër Saliut. Madje që këtë javë mendoj se ajo do të fillojë stigmën kundrejt tij…

Por, kur të dalin aktet e shpronësimit të pasurisë së paligjshme Berisha, shqiptarët do shohin komedi të vërtetë .

Edhe kjo foltorja e tij, edhe kuvendi kombëtar fals i tij, tragji-komedi janë. Kurse, shpronësimi Berisha do të jetë një çlirim i shoqërisë shqiptare dhe një gëzim kombëtar. Por, a e dinë amerikanët ketë gëzim të pritshëm të shqiptarëve të grabitur barbarisht nga Saliu?

Sigurisht që e dinë.

Po Saliu çfarë do të bëjë?

Komedi mbrojtëse do të sjellë sërish; por pronat do t’i konfiskohen. Edhe paratë në bankat ndërkombëtare, gjithashtu.

Po Saliu mund të thotë që “nuk janë tonat. Këto nuk janë prona të familjes Berisha”. Por, kjo nuk mjafton; se ato do të konfiskohen. Dhe janë shumë. Keni për t’i parë.

Po frika e Saliut? Ajo, a do të vijojë pas konfiskimit të pronave të paligjshme?

Frika e tij dë të vijojë, madje edhe fjalimet e kurdisur dhe pa përmbajtje të tij do të vijojnë, njëlloj si këto që po mban; sigurisht që do të vijojnë.

Por, pyetja që ngrihet këtu është kjo: po proces penal kundër tij, a do të ketë?

Kjo është në kompetencë të SPAK-ut…