MENU
klinika

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd

“Pozicioni i Berlinit për Kosovën s’do ndryshojë”

05.12.2021 - 14:24

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb, tha se Berlini do të vazhdojë ta ketë të njëjtin qëndrim kundrejt Kosovës.

Ai tha se “gjithçka që është rënë dakord deri më tani në dialogun në Bruksel duhet të ‘zbatohet’”, ndërsa ka theksuar se “kjo vlen edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

“Të dyja palët duhet ta përmbushin pjesën e tyre dhe të gjitha çështjet e tjera të hapura duhet të zgjidhen. Qëllimi është një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila, natyrisht, do të zbatohet”, tha Schieb për mediat serbe, i pyetur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nëse do të ketë ndryshim në politikën e jashtme të Gjermanisë karshi Serbisë me një ministre të re të jashtme gjermane, ambasadori gjerman tha se “parimet bazë të politikës së tyre do të mbeten të njëjta”, raporton express.

“Pozicioni ynë për Kosovën gjithashtu do të mbetet i pandryshuar”, theksoi Schieb.