MENU
klinika

Ora policore do të ndryshojë vetëm...

Komiteti Teknik i Ekspertëve tregon masat e reja

23.12.2021 - 11:35

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mos ndryshojë masat anti-Covid. Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli u shpreh se ora policore nuk do të ndryshojë, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve.

Ajo i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat, por edhe të vaksinohen. Ndërkohë që kujtoi edhe njëherë se nga 4 janari, punonjësit e administratës, qendrave tregtare duhet të paraqesin certifikatën e Vaksinimit.

“Do të mbetën në fuqi të njëjtat masa që kemi edhe sot. Por prania e virusit Omicron bën të domosdoshme respektimin e këtyre masave, që jemi të ndërgjegjshme që nuk po zbatohet.

Studiuesit po bëjnë thirrje për vaksinim. Me kalimin e kohës infektohen të pavaksinuarit dhe format e rënda janë tek të pavaksinuarit.

Vaksinimi nuk është një zgjedhje personale, por përgjegjësie publike.

Jemi në prag të festave dhe vitin e kaluar solli rritje të rasteve.

Duhet të jemi të përgjegjshëm për ata që do festojnë, të evidentojnë grumbullimet dhe të mbajnë maska.

Ora policore do të jetë e njëjta 23:00, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve.

Në 4 janar, punonjësit e administratës, qendrave tregtare duhet të paraqesin certifikatën e Vaksinimit.”, tha Rakacolli.

Masat kufizuese që janë në fuqi aktualisht

Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00.
Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:
Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.
Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.
Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.
Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
Vijon që në strukturën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, të cilët duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës ashtu sic është rekomanduar sipas protokollit të ndryshuar.
Vijon të mbetet në fuqi që në të gjithë institucionet shëndetësore, moslejimi i hyrjes së familjarëve për personat që janë të shtruar.
Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.