MENU
klinika

“Qytetarët kanë nevojë për shërbime ligjore!”

Prezantohet harta e re gjyqësore

28.12.2021 - 11:14

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami në prezantimin e hartës së re gjyqësore deklaroi se koncepti kryesor është më pak gjykata dhe më shumë cilësi.

Ajo gjithashtu u shpreh se qytetarët kanë nevojë për shërbime ligjore, ndërsa shtoi se të gjithë së bashku duhet të tregojnë se janë gati për të marrë vendime të vështira.

‘Duhet të artikulohen ndërhyrje të tjera sa më shpejt dhe se duhen zgjidhje të besueshme ku mbi të gjitha fiton qytetari. Kërkohet një vizion që duhet t’i përgjigjet zhvillimeve të infrastrukturës. Jam dakord me shqetësimin se qytetarët kanë nevojë për shërbime ligjore. Situata shqetësuese krijua në 30 vjet. Nuk është akses gjykata në çdo lagje. Koncepti ynë është më pak gjykata dhe më shumë cilësi.. Mendoj e fakti që jemi të gjithë këtu sëbashku tregojnë se jemi të hapur për shqetësimet dhe tashmë vendimet e vështira duhet t’i marrim të gjithë bashkë”, tha ajo.