MENU
klinika

Tensione në Tiranë

Protestuesit djegin dhe shkelin me këmbë flamurin e Serbisë

20.12.2021 - 18:08

Mijëra protestues janë mbledhur përpara Kryeministrisë në një tubim të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër ardhjes së Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Shqipëri në kuadër të nismës “Open Balkan”.

Disa prej tyre kanë marrë flamujt serb që ishin varur në shtylla dhe i kanë djegur e shkelur me këmbë.

Protestuesit janë nisur nga selia e Partisë Demokratike në drejtim të kryeministrisë, ku pritet që në podium të dalin dhe të flasin Sali Berisha dhe disa ish-zyrtarë të PD-së.

263737079 523477268614884 8815399144293991591 n
266710480 855388501930132 3393201368331044902 n
267915664 448929553309653 3613635078717460967 n