MENU
klinika

Nga Mero Baze

Publikimi i targave, një ‘bombë tymuese’ për të shpërqëndruar hetimin e publikimit të pagave

24.12.2021 - 20:38

Publikimi I të dhënave të ndjeshme për qytetarët siç ishte listapagesa kombëtare vazhdoi sot me publikimin e të dhënave për veturat private dhe mund të vazhdoj më tej me rregjistra të tjerë kombëtar që ka shteti shqiptar. Kur u publikua rasti I pare, hamendjet e para ishin që mund të ishte sulm kibernetik i rastësishëm.

Pastaj hetimet kanë çuar në duart e prokurorisë së paku një zyrtar që pranon që ka kopjuar të dhënat “për qëllime studimore” dhe sapo ai e tha këtë në qeli, jashtë u publikua listpagesa e prillit, si për të thënë që nuk është ai djali fajtor. Më pas u shfaq në ekranin e familjes Berisha si shumë e informuar ish Drejtoresha e Tatimeve që e ka punësuar atë tipin dhe vazhdoi alarmin kryetarja e LSI. Sot kemi publikimin e regjistrimit të veturave. Pra kemi një diversifikim të goditjes në disa pika të ndryshme.

Është qartazi një sulm me prapavijë politike, kundër sigurisë dhe besimit tek shteti shqiptar. Përgjegjësia e institucioneve të shtetit shqiptar për protokollet e sigurisë është e plotë, por në këtë rast nuk mund të themi që fajin e ka vetëm viktima. Nuk nuk kemi të bëjmë me një veprimtari rastësore apo teka zyrtarësh, por me një sulm të motivuar politikisht për goditjen e sigurisë kombëtare.

Drejtues të LSI rrotull Ilir Metës dhe Berishës, në fakt kanë një vit që flasin nëpër tavolina për këto lista “që kanë në duart e tyre”. Madje njëra shpesh lëvdohej se ja kishte çuar si “pajë” LSI që ta kandidonte. Gazetarë afër tyre e pranojnë këtë dhe publikisht.

Njeriu I ndaluar nga policia që po hetohet për marrje të dhjënash është pjesë e asaj çete politike. Me sa duket për të krijuar një alibi për të, dhe për të mos e përqëndruar gjithë goditjen vetëm me vjedhjen e të dhënave nga sistemi tatimor, sot publikuan dhe regjistrin e targave të veturave personale.

Për hir të së vërtetës, regjistri I veturave personale, madje dhe regjsitri I gjendjes civile në Shqipëri, kanë qenë të shpërndarë gati legalisht në shumë duar noterësh dhe përmbaruesish që u lehtësonte punën e tyre me të dhënat personale. Kjo ka qenë praktik prej vitesh madje dhe në redaksi gazetash së paku nga viti 2008, kemi pasur herë pas here CD me të dhënat e regjistrit të veturave apo të gjendjes civile që e përdornin gazetarët për të krijuar lidhje me ngjarjet e kronikës së zezë. Por për fat kurrë nuk është përdorur për shantazh publik si ky rast.

Ndaj publikimi I tij sot, është më shumë një bomb tymuese për të tërhequr vemendjen nga skandali I publikimit të pagave, I cili realisht është skandal pasi gjendet brenda një protokolli sigurie . Rregjistri I targave edhe pse përmban të dhëna personale, nuk është marrë kurrë seriozisht për tu mbrojtur dhe është lehtësisht I gjendshëm në tregune zi të noterëve, përmbaruesve apo avokatëve.

Publikimi I sotëm është vetëm një përpjekje për të shpërqëndruar vemendjen nga ajo që ka ndodhur dje dhe pardje me regjistrin e pagave në sistemin tatimor të Shqipërisë, ku janë thyer standartet e sigurisë brenda sistemit të tatimeve, dhe që bën përgjegjës dhe AKSH për mungesë të kordinimit për ruajtjen e këtyre standarteve të sigurisë.

Është e qartë pse përpjekja për të vazhduar përhapjen e panikut me paralajmërime të tjera për publikim regjistrash kombëtar është presion mbi prokurorinë dhe procesin e hetimt që të mos thellohet tek hapi I parë I hetimit, ai I publikimit të listës kombëtare të pagesave. Aty në të vërtet është shumë e qartë kush faktor politik e ka krijuar skemën, përse e ka përdorur dhe përse po e përdor. Janë pikërisht të njëjtët që tani po hedhin në treg mallra të vjetër që askujt si ka shkuar mendja ti bëj publik për qëllime politike.

Publikimi I targave ka të njëjtin autor, por jo për të “diskretituar” njerëzit që kanë vetura private, por për të shpëtuar ata që janë shumë afër përballjes me ligjin me skandalin e pare. Është një bomb tymuese për të fshehur gjurmët e krimit që janë afër zbulimit.