31.12.2021 - 15:44
Një incident është regjistruar sot në Vlorë, ku një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:24, në lagjen “Ujë Ftohtë”, jashtë një lavazho.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dyshohet se shtetasi me inicialet A.Sh, 43 vjeç, ka qëlluar një herë, në ajër me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e shtetasit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.