MENU
klinika

Weber për liberalizimin e vizave

“Qeveria gjermane do të jetë avokat më i fortë për Kosovën”

09.12.2021 - 12:40

Epoka 16-vjeçare e Merkelit ka përfunduar. Socialdemokrati Olaf Scholz është betuar si kancelari i ri i Gjermanisë.

Bundestagu gjerman zgjodhi Olaf Scholz si kancelar të mërkurën në mëngjes, ndërsa Angela Merkel u largua nga skena politike.

Eksperti i njohur gjerman për Ballkanin, Bodo Weber, pret që qeveria e re gjermane e drejtuar nga kancelari i ri Olaf Scholz do të jetë më e unifikuar për heqjen e vizave për kosovarët.

“Koalicioni i ri, ndryshe nga ai i mëparshmi, i cili përgjithësisht përkrahte liberalizimin e vizave, por me Ministrin e Brendshëm, Horst Seehofer, për një kohë të gjatë duke luajtur një lojë të dyfishtë, do të jetë më i unifikuar në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe një avokat më i fortë për të brenda BE-së”.

Weber në një intervistë për Klankosova.tv tha se pret po ashtu që qeveria aktuale në Gjermani të avokojë më fort për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Duke gjykuar nga marrëveshja e koalicionit, politika e zgjerimit do të drejtohet fuqishëm nga Partia e Gjelbër. Prandaj pres që qeveria e re të avokojë fuqishëm në zhbllokimin e perspektivës së anëtarësimit në BE dhe të angazhohet seriozisht me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili tashmë prej disa vitesh po bllokon zgjerimin e BE-së”.

Profesori Weber mendon se nëse Franca largohet nga pesimizmi për të pranuar shtetet e Ballkanit Perëndimor, atëherë BE-ja do të ketë ndikim më të madh tek Serbia dhe se dialogu do të trajtohet më seriozisht.

“Vetëm nëse hiqet pengesa franceze, BE-ja do të ketë sërish levë kundrejt Serbisë dhe vetëm atëherë mund të shohim një rivendosje serioze të negociatave Kosovë-Serbi, të cilat aktualisht janë de-fakto të vdekura”.

Ai thotë se qeveria gjermane në krye me Scholz do të ketë qasje të njëjtë ndaj Kosovës, derisa pret ashpërsi më të madhe karshi Serbisë.

“Pres gjithashtu që qeveria e re gjermane të mbajë një qëndrim shumë më të ashpër ndaj Serbisë dhe transformimit autoritar të regjimit të Vuçiqit, ndërsa do të vazhdojë politikën ndaj Prishtinës të njëjtë me atë të qeverisë Merkel. Edhe pse kjo nuk do të thotë se Berlini është i kënaqur me gjithçka që po bën koalicioni qeverisës në Kosovë”.

Ndryshe, qeveria e re e Gjermanisë ka shkruar në programin e saj se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë sa më shpejt.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë