MENU
klinika

“Sa më shumë demokratë me mend në kokë të lindni...”

Rama, batuta me inxhinierin turk: Dole më i fituari që more këtu…

28.12.2021 - 18:41

Në fjalën e mbajtur sot para banorëve në banesat e reja të rindërtuara në Laç, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat me inxhinierin turk, duke u shprehur se ai doli më i fituari që mori nuse për çunin nga kjo zonë.

Me humor kreu i qeverisë i uroi banorët të trashëgohen, duke shtuar se mund të votojnë për kë të duan, por shtoi se “sa më shumë demokratë me mend në kokë të lindin aq më mirë do jetë”.

“Unë e kam këtë metë, e kam bindjen që gratë shqiptare janë më të forta se burrat. Burrat shqiptarë thonë: Ku ka gra këtu? Po pse juve kush u ka pjellë. Jo vetëm se u ka bërë kokën, por edhe për karakterin edhe edukatën. Po mos ishin motrat dhe gratë e di si do ishit ju apo jo? Unë po e po, por edhe ju. Më i fituari këtu, ju e pranoni edhe unë e pranoj, nuk doli kush mori shtëpi.

Këtu më i fituari doli Serveti që erdhi udhëhoqi kantierin dhe mori nuse për çunin nga kjo zonë. Servet, në asnjë pikë të Anadollit nuk e gjeje dot ti një gocë si gocat e Laçit të kuptosh këtë gjë. Të trashëgoheni edhe të keni jetë, edhe të votoni si të doni gjithë jetën. Të trashëgoheni dhe sa më shumë demokratë me mend në kokë të lindni aq më mirë do jetë për Laçin dhe gjithë Shqipërinë”, tha Rama.