MENU
klinika

“Tre vende të BE do ftohen për të marrë pjesë në “Ballkanin e Hapur”

Rama batuta me Vuçiç: Aleksandri ndoshta do të mësojë shqip…

21.12.2021 - 15:24

Kryeministri Edi Rama u shpreh se në samitin e radhës të Ballkanit të Hapur do të ftojnë edhe tre vende të BE-së, bëhet fjalë për Italinë, Greqinë dhe Hungarinë.

Sipas Ramës ftesa do të behet me qëllim që procesin ta vazhdojnë bashkë, sepse edhe ata kanë nevojë. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh i bindur se Ballkanin e Hapur nuk mund ta ndalë dot askush.

“Ka një prirje nga ata njerëz që nuk duan ta ndjekin këtë nismë, apo nuk duan që kjo nismë të ketë sukses. Kur thonë se kjo është alternativë ndaj BE, apo është të krijosh Jugosllavinë, meqë ra fjala dua ta them në shqip: Ne kemi vendosur sot të ftojmë në 6 muajt në vijim, sepse duhet të përgatitemi mirë, në samitin e ardhshëm duam të kemi Italinë, Greqinë dhe Hungarinë. Sa për ta nisur së bashku me ne. Pse? Sepse kemi kuptuar se nuk mjafton për njerëzit tanë që të kenë tregti të lirë plotësisht si ata në BE. Ata kanë nevojë të kenë më pak pengesa kur mbërrijnë në BE. Pra do të kontaktojmë me vendet e BE dhe ta bëjmë procesin bashkë. Kush dreqin do të na besonte se duam të sigurojmë rrugë më të lira për të hyrë në BE nëse nuk jemi në gjendje të tregojmë me vepra që ne duhet të jemi në standardin e nivelit të BE”, tha Rama.

Kryeministri po ashtu bëri edhe disa batuta me Presidentin Vuçiç: “Duke qenë se nuk e njoh gjuhën që ju flisni dhe nuk kam qenë ndonjëherë në Jugosllavi dhe Ballkani i Hapur nuk ka të bëjë Jugosllavinë, ndoshta Aleksandëri do të mësojë shqip, por përpara se unë të mësoj shqip duhet të mësoj gjermanisht”