MENU
klinika

Ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe në SHBA e Rusi

Rama: Infiltrim i brendshëm dhe jo sulm kibernetik!

23.12.2021 - 13:57

Një ditë pas skandalit të publikimit të të pagave të qytetarëve, kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për media, ku bën me dije se kemi të bëjmë me infiltrim të brendshëm dhe jo sulm kibernetik.

Kreu i qeverisë tha se ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe në vende të mëdha si SHBA dhe Rusi. Rama shtoi se që prej tetorit po punohet për të përfshirë në këtë sistem një prej forcat më të mëdha të ekselencës kibernetike General Johns.

“Në analizat paraprake ndan si një ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm dhe jo i jashtëm në formë sulmi kibernetik. Nuk jemi as të parët as të fundit, nëse i referoheni vetëm periudhës së fundit kohore, viteve 2019-2020-2021 ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende si SHBA, Rusi, Britani e Madhe, Kanada, e me radhë, kjo është sfidë e re e kohës. Dëshiroj të theksoj një fakt që është shumë i rëndësishëm, sepse sot qytetarët dëshirojnë sa të sigurta janë ndërvprimet e tyre, që në rastin konkret me sistemin e Tatimeve kemi të bëjmë me një program dhe sistem dixhital të krijuar më shumë se 8 vite më pare me një kredi të butë të një vendi të BE dhe ku janë angazhuar forca teknike të përbashkëta të atij vendi dhe të vendit tone që janë që në krye të herës administrator të këtij sistemi. Pse e them, për të thënë që ky sistem apo një tjetër i përkasin një trashgimie me të cilin po punohet intensivisht.

Prandaj kam ardhur me drejtoren e AKSH-it sepse disponon gjithë njohurinë teknike për të sqaruar opinionin publik për integritetin e plotë të sistemit ku kryhen miliona ndërvprime dhe rrit për ditë garancitë e integritetit të të dhënave. Sic thashë edhe më pare ne jemi të ekspozuar, si të gjithë, ndaj sulmeve kibernetike. AKSH-i që është institucion që funksionon me tre shtylla, programimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve, kërkimin shkencor dhe mbrojtjen kibernetike, përballet rregullisht në mënyrë të përjavshme me sulme kibernetike. Për të forcuar sistemin tone të mbrojtjes ne po punojmë. Në bazë të marrëveshjes me qeverinë amerikane, të tetorit, për të përfshirë në këtë sistem një prej forcat më të mëdha të ekselencës kibernetike General Johns. Që në momentin që ata janë të përfshirë e deri më sot jemi të lumtur me performancën. Analiza paraprake tregon se eventualiteti i një sulmi kibernetik është minimal. Eventualiteti për infltrim nga brenda është shumë i lartë”, tha Rama.