MENU
klinika

Kategoritë që përfitojnë

Qeveria njofton dyfishim të ndihmës ekonomike

20.12.2021 - 11:57

Kryeministri Edi Rama sot ka prezantuar në Kuvend nismën e qeverisë, që pritet të miratohet dhe ka të bëjë më trajtimin me ndihmë financiare të disa kategorive, duke përfshirë edhe fëmijët që do të marrin statusin e mbrojtjes nga shteti.

Sipas kryeministrit nga muaji janar ndihma do te dyfishohet per nënat me tre e më shumë fëmijë, vajzat dhe gratë e dhunuara apo të trafikuara, nënat me fëmijë me aftësi ndryshe dhe po ashtu edhe jetimet që janë në skemën e ndihmës ekonomike.

Te perfshire ne skemen e trajtimit do te jene edhe femijet e personave te rene ne k rye te detyres qe do te marrin statusin e mbrojtjes nga Republika.

Edi Rama: Ndihem mirë që në seancën e fundit dhe në prag të festave ne mund ti përcjellim si fakte dhe jo si qëllime të mira disa ndryshime të rëndësishme të realizuara në këtë kuvend. Si dhe një tjetër ndryshim që do të realizojmë sot me votën e këtij kuvendi

Duke nisur nga janari, nga muaji i ardhshëm të gjitha nënat me tre e më shumë fëmijë në skemën e ndihmës ekonomike do të përfitojnë dyfish të ndihmës edhe vajzat dhe gratë e dhunuara apo të trafikuara, nënat me fëmijë me aftësi ndryshe dhe po ashtu edhe jetimet që janë në skemën e ndihmës ekonomike.

Këtyre sot u shtohet edhe një kategori tjetër, përmes nismës së re ligjore për statusin e fëmijë nën kujdesin e republikës. Një nismë që reflekton një vizion që mishëron një ambicie dhe që materializon një qasje të vazhdueshme të kësaj shumice, në raport me ata që ndihen më të dobët.

Faktikisht me votën e sotme kuvendi do të përcaktojë një status të ri për të gjithë fëmijët apo personat nën kujdestari të dëshmorëve të atdheut, të mjekëve dhe infermierëve që kanë humbur jetën si rezultat i pandemisë në krye të detyrës. Të personave që kanë humbur jetën në përpjekje për të mbrojtur pronën publike, apo jetën e personave të tjerë, të shtetasve të tjerë që kanë humbur jetën në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.

Nëpërmjet kësaj nisme që sot kthehet në ligj shteti merr në mbrojtje të gjithë fëmijët e këtyre kategorive prindërish për t’ju lehtësuar përballimin e një vijimësie jete në kushtet e humbjes së prindërit apo të kujdestarit ligjor si dhe për integrimin e tyre.

Ky status përfitohet deri në moshën 18 vjeç dhe siguron një trajtim të vecantë deri në moshën 25 vjec nëse ndjek edhe në arsimin e lartë.

Përfitimet materiale përfshijnë një trajtim financiar mujor që llogaritet në bazë të pagës mujore të prindit që ka humbur jetën.

Në masën 100% për cdo fëmijë kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën ka një fëmijë që gëzon statusin.

Në masën 70% kur ka dy fëmijë që gëzojnë statusin fëmijë nën kujdesin e republikës.

Në masën 40% kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën ka 4 fëmijë, apo 50 % kur ka tre fëmijë.

Do të kishte qenë natyrisht shumë më mirë sikur cka bëmë sot ta kishim bërë më parë, apo cka mund të bëjmë nesër ta bëjmë sot, por gjithçka varet nga mundësitë

Përpjekja e gjithanshme për të rritur mundësitë edhe për ata që duan pensione dhe paga më të larta është një përpjekje që vazhdon.