Kadastra nuk do të ekzistojë më si sportel pasi të gjitha shërbimet të cilat kryhen aty do të kalojnë të gjitha online dhe qytetarëve nuk do u duhet të dalin fare nga shtëpia. Kështu lajmëroi sot kryeministri Edi Rama sot nga Shkodra teksa prezantonte ligjin e ri për Bashkëqeverisjen.
“Për fazën e aplikimit sot s’ka më nevoje të lëvizësh nga shtëpia, për të kërkuar një shërbim se aplikon drejtpërdrejt e po punojmë për të mbyllur ciklin edhe në fazën e dorëzimit online të shërbimit.
Sot s’ka nevojë të shkosh në Kadastër fizikisht, për të aplikaur për një shërbim ndaj dhe Kadastra do mbyllet si sportel, s’do ekzistojë më për të aplikuar e gjithë sekserët e kanalet e llumit ky qytetarët kanë qenë të detyruar të kalojnë për të zgjidhur hallet me Kadastrën s’do kenë më mundësëi”, tha Rama.
Në Shkodër po mbahet takimi i dytë sensibilizues për Bashkëqeverisjen “si mekanizëm i ri detyrues ligjor, për ta çliruar qytetarin nga pesha e administratës, duke i dhënë akses të plotë në shërbimet administrative përmes smartfonit apo kompjuterit dhe duke e përballur administratën me pasojat e çdo vonese në shërbimin ndaj qytetarit”, tha Rama.