MENU
klinika

“Brava non brava”

Rama tallet keq me Berishën dhe Bashën, i krahason me dyshen “Tom and Jerry”

21.12.2021 - 22:24

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar përçarjen mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

Ai ka publikuar një video në Tik Tok me një fragment të filmit vizatimor shumë të dashur për fëmijë dhe jo vetëm “Tom and Jerry”.

Rama ka bërë ironi edhe me “bravën”, duke iu referuara Berishës, i cili së fundmi e ka quajtur kryedemokratin “Lulzim Brava”, pas përplasjeve për kyçjen e dyerve të degëve të PD-së.

“Grata non Grata” dhe” brava non brava”, shkruhet në videon që ka postuar Rama në Tik Tok.