MENU
klinika

12 banesa të përmbytura nga Vjosa

Rama zbret në terren, shikon nga afër situatën në Ferras

13.12.2021 - 12:59

Kryeministri Edi Rama ka vizituar mëngjesin e të hënës zonat e dëmtuara nga përmbytjet. Rama ka mbërritur në Ferras të Fierit, ku dalja nga shtrati i lumit Vjosa shkaktoi përmbytje dhe dëme të konsiderueshme për banorët e zonës.

Rama është parë krah kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi.

Ndërkohë, kryeplaku Zani Hyka është shprehur për mediat shtëpi të përmbytura mund të jenë 12 ndërsa shton se dëmi i bërë është kolosal.

Sipas tij, banorët e rrezikuar u larguan nga banesat me ndihmën e ushtrisë kurse pati edhe nga ata që përfunduan në spital.

“Në zonën e fshatit janë bërë dëme kolosale. Sipas atyre që unë parashikoj, probleme me përmbytjen ka zona që është në krahun e lumit. Si shtëpi mund të jenë 10-12 shtëpi të përmbytura. Ka dhe nga ato që kanë bagëti dhe i kanë marrë masat”, ka thene Hyka.

Nga raportimet, sot niveli i lumit Vjosa ka rënë, por janë dhjetëra hektarë tokë bujqësore që ndodhen ende nën ujë dhe banorët kanë apeluar për ndihmë.

Në terren ndodhen edhe forcat e Armatosura të Ushtrisë të cilat po i vijnë në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier