MENU
klinika

Situata në Elbasan

Reshje të dendura, rënie inertesh në disa akse rrugore

11.12.2021 - 11:58

Qarku i Elbasanit ka qenë i përfshirë nga reshje shiu të shumta ku disa herë kanë qenë me intensitet të lartë dhe në lartësi mbi 1000 metra ka pasur reshje dëbore.

Në akset rrugore nacionale kemi pasur prani të inerteve e aluvioneve por që nuk kanë ndikuar në qarkullimin e mjeteve.
Akset janë: Elbasan-Qafë Thanë te kthesat e Murrashit, Gramsh-Moglicë, Elbasan-Rrogozhinë në segmentin Paper –Bishqem.
Në aksin Librazhd-Steblevë ka prani dëbore 10cm deri 20 cm, kryesisht në segmentin Klenjë- Steblevë.
Pjesa e rrugës Shirgjan Kacivel në Kacivel ka pasur bllokim të njërës anë nga rënia e një masivi dheu.
Prurjet e lumenjve e të përrenjve kanë qenë deri mesatare pa sjellë probleme.
Furnizimi me energji elektrike ka qenë me problematika të vogla me ndërprerje tek fidrat 6 e 7 për Njësinë administrative Rrajcë e Stravaj, Fidri 3 në njësinë administrative Orenjë e Lunik, si dhe disa kabina ne Njësinë administrative Funar.