MENU
klinika

NBA

Rokadë në kreun e Perëndimit, Bucks humbin në Lindje

14.12.2021 - 14:26

Golden State udhëheq klasifikimin e Konferencës së Perëndimit në NBA pas fitores 102-100 ndaj Indiana Pacers në shtëpinë e kësaj të fundit Curry realizoi 26 pikë duke qenë lider në fushë për Warriors duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e 11 rebound të Sabonis.

Zhgënjen Phoenix Suns, që u mund 111-95 nga Los Angeles Clippers, duke humbur terren ndaj Golden State. Morris me 24 pikë e 11 rebound ishte shënuesi më i mirë për Clippers.

Humbasin edhe kampionët e Milwaukee Bucks, që u ndalën 117-103 nga Boston Celtics. Tatum me 42 pikë bëri diferencën në parket për Celtics, duke qenë më i miri në fushë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares

VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në minutën e 98-të

“Dorë e hekurt” me lojtarët

Lista e gjobave te Dortmundi