MENU
klinika

Nuk është më “Sekret”!

Ronela Hajati publikon këngën për Festivalin e Fundvitit

04.12.2021 - 13:53

Ronela Hajati do të jetë ndër këngëtaret që do të garojnë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision. Tashmë është publikuar edhe kënga me të cilën ajo do të marrë pjesë në Festivalin e Fundvitit në RTSH. “Sekret” është një miksim i melodive popullore dhe atyre moderne dhe ka mjaft energji.

Mbetet për t’u parë nëse një këngë kaq energjike do të marrë votat e jurisë për të përfaqësuar Shqipërinë në finalen e Eurovision, që do të mbahet në Itali. 

Vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua nga Anxhela Peristeri. Ajo dhuroi një performancë mjaft dinamike dhe ndezi skenën me këngën e saj “Karma”, duke marrë vlerësime të shumta pozitive.

41 shtete do të marrin pjesë në Eurovisionin e vitit 2022. Konkursi i 66-të, i organizuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe anëtari i tij italian Rai, do të mbahet në PalaOlimpico të Torinos më 10, 12 dhe 14 maj 2022.

Kujtojmë se fituesit e vitit 2021 të Eurovizionit, grupi Maneskin, tërhoqën shumë vëmendje. Grupi i rock-ut ka fituar famë dhe përtej oqeanit dhe kanë performuar edhe në American Music Awards. Ata gjithashtu fituan çmim si artisti më i mirë rock në MTV EMA dhe kanë bërë për vete shumë fansa me stilin dhe muzikën e tyre kontroversiale.