Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss ka paralajmëruar Rusinë se do të përballet me “pasoja të rënda ekonomike” nëse pushton Ukrainën. Ajo tha se një veprim i tillë do të ishte një “gabim strategjik”, shkruan BBC
Truss tha se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj duhej të “frenonin Rusinë nga ndërmarrja e këtij kursi veprimi”. Tensionet po rriten ndërsa Moska vazhdon të grumbullojë trupa në kufirin e Ukrainës por Kremlini nga ana tjetër ka mohuar se planifikon të pushtojë Ukrainën.
Truss tha se Mbretëria e Bashkuar dhe BE po përpiqen të sigurojnë që ekonomitë perëndimore të jenë më pak të varur nga energjia ruse. Sekretarja e Jashtme përmendi gjithashtu faktin se gazsjellësi Nord Stream 2 midis Gjermanisë dhe Rusisë do të ishte “një problem” nëse Rusia pushton Ukrainën.