MENU
klinika

“Do isha kundër tij edhe sikur…”

Sali Berisha: Delegatët kanë firmosur shkarkimin e Lulzim Bashës!

09.12.2021 - 23:05

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për Kuvendin Kombëtar të PD-së, i cili do të mbahet në 11 Dhjetor në stadiumin “Air Albania”.

Ai u shpreh se delegatët që kanë firmosur formularët janë dakord që të shkarkohet Lulzim Basha, teksa shtoi se do të ishte kundër Bashës edhe nëse ky i fundit nuk dop ta përjashtonte nga Grupi Parlamentar.

Berisha tregoi se në 11 Dhjetor do të krijohet edhe një Komision i Përkohshëm që do të merret me rithemelimin e PD-së deri në fund.

“Pas tubimit të 11 Dhjetorit 1990, Foltorja dhe Kuvendi si produkt i saj, është tubimi më i lirë në historinë e këtij vendi, por mundet edhe në historinë politike të Europës. Delegatët janë njerëz të lirë.

Numri përfundimtar i delegatëve është rreth 5200. Lulzim Basha pushon së qeni kryetar i PD-së pas vendimit të Kuvendit në 11 Dhjetor. Veprimet e ligjshme statutore të PD-së nuk mund t’i injorojë asnjë. Ai thotë se është e ardhmja, por e ardhmja me 4 humbje…

Qëllimi i atij Kuvendi është rikthimi i lirisë në PD, i votës së anëtarëve, i legjitimitetit të institucioneve të saj. Të gjithë delegatët kanë patur të paraqitur edhe qëndrimin ndaj Lulzim Bashës. Shkarkimi i tij është firmosur nga 5200 delegatë.

Ne nuk përjashtojmë njeri nga PD. U bëj thirrje të gjithë deputetëve, drejtuesve, të bashkohen me shumicën dhe të mos bëhen instrumenta të një akti më të turpshëm në historinë e pluralizmit shqiptar. Basha po të donte të thërriste Kuvendin, e thërriste atëherë kur unë e kërkova.

Unë do isha thyer me Bashën edhe sikur të mos më kishte larguar nga Grupi Parlamentar, pasi ka një normë, i humbi 4 herë zgjedhjet.

Çfarë do ndodhë në 12 Dhjetor?

PD do jetë një parti e rithemeluar. PD në 11 Dhjetor do anullojë vendimet e fundit të Bashës dhe do krijojë një Komision të përkohshëm për të bërë rithemelimin deri në fund të partisë”, tha Berisha në “Opinion”.