MENU
klinika

Shkelmojnë derën e sallës së mbledhjeve

Sali Berisha futet në selinë e Partisë Demokratike

21.12.2021 - 14:54

Sali Berisha ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike këtë të martë për tëzhvilluar një mbledhje të Komisionit të Rithemelimit. Siç duket në pamje, është ish-kryeministri që udhëheq grupin dhe është futur brenda ambienteve të selisë.

Ai shoqërohet nga Flamur Noka dhe anëtarë të tjerë të Komisionit.

Teksa mbërritën në selinë blu, dera ku do të zhvillohet mbledhja e komitetit ishte e mbyllur dhe u hap me forcë nga njëri prej pranishmëve.

Pasi zunë vendet, anëtarët e Komisionit të Rithemelimit nisën mbledhjen pa praninë e mediat.

Ndërkohë në një prej sallave të tjera në seli, kryetari Lulzim Basha paralelisht po zhvillon një mbledhje tjetër.