21.12.2021 - 22:27
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur mbrëmjen e sotme se nuk ka asnjë pengesë që të thërrasë dhe të takojë ambasadorët e huaj në vendin tonë, me përjashtim të ambasadores amerikane Yuri Kim.
Sipas tij, ai s’mund të takohet me Yuri Kim pasi kësaj të fundit nuk i lejohet pas shpalljes së tij “non grata” nga Antony Blinken.
“Nuk kam asnjë pengesë për të thirrur ambasadorët, përveçse ambasadores amerikane, pasi pas vendimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, nuk mund të takohet me mua”, tha Berisha në Fax News.