MENU
klinika

Nga Roosevelt-Stalin te Biden-Putin

Samitet ruso-amerikane që ndryshuan historinë e botës

08.12.2021 - 09:24

Samiti mes presidentëve Joe Biden dhe Vladimir Putin është i fundit në një seri kulmesh Shtëpi e Bardhë-Kremlin, përfshirë fundin e Luftës së Dytë, epokën e Luftës Ftohtë dhe rënien e Murit të Berlinit.

Ato janë samite të paharrueshme ballë për ballë, me përzierje tensionesh, por edhe të kimisë personale mes udhëheqësve, që ndoshta shmangën epokën më të errët të historisë bashkëkohore të planetit.

Sot, që pandemia i detyron udhëheqësit të takohen në samite virtuale, tonet mes Moskës dhe Uashingtonit kanë ndryshuar përsëri dhe një rikthim në një luftë të ftohtë është real.

Për të mos harruar një rol gjithmonë e më shumë si protagonist në skenën botërore, atë të Kinës.

ROOSEVELT – STALIN

Ata ishin fitues ndaj Gjermanisë naziste dhe hodhën themelet për botën e pasluftës në Konferencën e Jaltës, në shkurt 1945, së bashku me kryeministrin britanik, Winston Churchill. Puna për ndarjen e Evropës në dy zona ndikimi, u përfundua pas disa muajsh në Potsdam, në prani të presidentit të ri amerikan, Harry Truman.

KENNEDY – HRUSHOV

Këto janë vitet më të errëta të Luftës së Ftohtë, ato të Perdes së Hekurt dhe përpjekja për të zgjidhje, në Samitin e Vjenës, 1961, dështoi. Menjëherë pas kësaj, ndërtimi i Murit të Berlinit, simbol i një epoke të tërë, dhe kriza e raketave kubane e vitit 1962, që fatmirësisht mënjanoi konfliktin e armatosur.

BREZHNJEV – NIXON

Fillojnë të hidhen themelet e shkrirjes. Nën drejtimin e shkathët të Henry Kissinger, sekretar i Shtetit i SHBA-së, filloi çtensionimi i marrëdhënieve mes dy superfuqive. Takimet janë plot me anekdota, ndërkohë që Nixon është presidenti i parë amerikan në Kremlin dhe Brezhnjevi, lideri i parë sovjetik në Camp David. Në Vladivostok në 1974 dhe në Helsinki në 1975, në vend të kësaj, ishte Gerald Ford ai që takoi Brezhnjevin, në një përpjekje për të kufizuar arsenalet bërthamore.

REAGAN – GORBAÇOV

Ishin ata që korrën shpërblimet e relaksimit të marrëdhënieve ruso-amerikane. Katër samite mes Reaganit dhe Gorbaçovit i dhanë fund efektivisht garës së armatimeve dhe Luftës së Ftohtë. Themelet u hodhën në Rejkjavik në 1986. Në vitin 1989 ndodh rënia e Murit të Berlinit.

CLINTON – JELCIN

Rënia e Bashkimit Sovjetik, me samitin e Helsinkit të vitit 1997 i hapi rrugën Rusisë për pjesëmarrje të plotë në jetën e komunitetit ndërkombëtare duke filluar me praninë në G7.

KOHA E PUTINIT

Këto janë vitet e një tkurrjeje në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës, në të cilat i kthehemi luftës së spiunëve, por edhe nga një përshkallëzim i sulmeve kibernetike si edhe nga synimet ekspansioniste të Moskës për të kërkuar të ushtrojë ndikim në jetën politike amerikane. Marrëdhëniet e ftohta me Barack Obamën, sidomos pas pushtimit rus të Krimesë. E paqartë, në vend të kësaj, marrëdhënia me Donald Trump, i akuzuar se kishte marrë Shtëpia e Bardhë me ndihmën e Putinit.