Është mbajtur dje në Pallatin Kongreseve nata finale e Festivalit të Këngës, për te shpallur artistin fitues, që do të na përfaqësojë në “Eurovision” në Torino.
Mes 20 artistëve konkurrues, ishin lakuar shumë dy emra si pretendentët kryesorë për fitore: Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj.
Fituese në këtë edicion jubilar, u shpall Ronela, e cila konkurronte me këngën “Sekreti, me të cilën elektrizoi skenën të trija netët.
Edhe Wiwibloggs, faqja zyrtare e Eurovision, e shpalli fituese më herët, pas një sondazhi të kryer.
”Para se te them dicka per vete dua nje duartrokitje per Albanin se eshte artist i mire shqiptar. Ky eshte cmimi i pare qe une marr dhe do jete nga me te rendesishmit. I dedikohet vetem babes tim”, tha Ronela, duke na emocionuar të gjithëve.
Pra, ajo do të bëhet gati për në Torino, ndërsa ne që ta mbështesim sa më fort!