MENU
klinika

Çfarë shkruajnë mediat vendase

Serbia blen raketa e armë tjera nga Rusia e Kina

04.12.2021 - 13:23

Serbia duket se do të furnizohet sërish me pajisje ushtarake nga Rusia. Këtë të shtunë mediat vendase bëjnë me dije se Serbia ka në plan të kompletojë një ombrellë raketore në vitin 2022 duke blerë armë të reja që i ofrojnë ushtrisë së saj mbrojtje nga lartësia.

Ndër të tjera theksohet se këto raketave me rreze të mesme dhe të gjatë do të blehen nga Rusia e Kina. Sipas njoftimeve jozyrtare, këtë rol do ta marrë sistemi kinez FC-3, blerja e të cilit është rënë dakord dhe që mund të jetë në ushtrinë serbe në fillim të vitit të ardhshëm.

Shtylla e mbrojtjes së njësive serbe, por edhe e territorit, që nga viti i kaluar është sistemi artileriko-raketor rus “Pancir”, i cili konsiderohet si arma më e mirë e mbrojtjes ajrore në këtë klasë.

Vizita e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, propagandistit Aleksandër Vulin, në Moskë solli konfirmimin se Serbia është pajtuar për dërgimin e sasive shtesë të këtyre armëve./