MENU
klinika

Emri

Sherr në një supermarket në Tiranë, qëllohet me armë zjarri, vdes në spital 29-vjeçari

14.12.2021 - 09:04

Një ngjarje e rëndë është shënuar në mesnatë në kryeqytet. Më rrugën “Irfan Tomini”, pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri 29-vjeçari Jurgen Duka (Mezini).

I riu është dërguar në spital, por fat të keq nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një supermarket dhe paraprakisht dyshohet se se të rinjtë kanë qenë të dehur.

Ndërkohë autori është identifikuar nga policia dhe po punohet për arrestimin e tij. Viktima rezulton me precedentë të mëparshem penalë në fushën e narkotikëve.