MENU
klinika

Episodi i ish-ikonës së United

Shkelmi historik i Cantona: Do doja ta godisja më fort

10.12.2021 - 17:36

Një nga momentet më të paharrueshme të historisë së Premier League është goditja e ndalur e Eric Cantona. Në janarin e 1995-ës, Manchester United po luante në Selhurst Park kundër Crystal Palace dhe gjërat kanë marrë një kthesë të papritur.

Një tifoz i vendasve ka patur idenë e keqe që të ofendojë vazhdimisht Eric Cantona, ylli i Djajve të Kuq të Ferguson. Francezi, sigurisht jo një nga njerëzit më të duruar në planet, ka vendosur ta zgjidhë problemin me një gjest që do të mbetet në historinë e futbollit: një shkelm fluturues.

Rezultati i atij veprimi kanë qenë polemika pa fund dhe një skualifikim prej 9 muajsh për lojtarin. Sot, kur kanë kaluar më shumë se 25 vite nga ai moment, Cantona është kthyer të flasë për atë ngjarje famëkeqe në filimin “The United Way”.

“Më kanë fyer mijëra herë dhe nuk kam reaguar kurrë, por ndonjëherë ndodh të jesh i brishtë. Dhe kam një peng, do të kisha dashur ta godisja akoma më fort. Më kanë skualifikuar për nëntë muaj, donin që të shërbeja si shembull”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN