19.12.2021 - 14:52
Ka shkuar në 108 numri i të vdekurve nga tajfuni Rai që ka goditur Filipinet.
Sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet vetëm në ishullin turistik Boholit kanë humbur jetën 63 persona. Ndërsa 10 të tjerë vdiqën në ishujt Dinagat, bëri me dije Jeffrey Chrysostom, një zyrtar i informacionit.
Gjithashtu më shumë se 300,000 njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre. Ky është cilësuar si uragani më i keq që ka goditur ishullin këtë vit.