MENU
klinika

Atentati në Vlorë

Shoqërohen 20 persona, dalin dyshimet e para

20.12.2021 - 11:24

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u shënua ditën e djeshme në Vlorë, ku iu bë atentat me eksploziv 33-vjeçarit Endrit Sadedini.

33-vjeçari u plagos dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Bëhet me dije se policia ka shoqëruar 20 persona, të cilët mund të kenë parë ngjarjen.

Dyshohet se viktima para se t’i bëhej atentati prej 12 orësh ka qenë në vëzhgim nga autorët. Në garazhi e 33-vjeçarit ishte vendosur 500 gram tritol, që kur ai kaloi pranë shpërtheu, duke i lënë dëmtime të mëdha tek gjymtyrët e poshtëm.

Tritoli i vendosur ishte i lidhur me një pajisje celular, nga ku mori edhe komandën për shpërthimin. Dyshohet se autorët kanë qëndruar në një mjet dhe si duket kanë pritur momentin e “duhur”, për të bërë edhe shpërthimin.

Burime për media bëjnë me dije se Endrit Sadedini, mund t’i ndruhej ndonjë atentati pasi qarkullonte me makinë të blinduar.

Policia ka sekuestruar kamerat dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shkaqet si dhe identifikimin e autorëve.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin