Sot në “Big Brother VIP” u shfaq një klip ku Iliri thoshte se disa njerëz janë kot brenda.
Ai nuk donte ta tregonte emrin e tyre, por Arbana ia kërkoi dhe tha: Sarën, Antonelën (deri diku kot) dhe Einxhel.
Donaldi i doli kundra dhe i tha se Iliri ka qenë i pari që e ka mbrojtur Antonelën kur ka hyrë dhe tha se ajo ka vlera dhe se ka ditur t’i vlerësojë mundësitë që i ka dhënë jeta.
Iliri nuk e mohoi se e ka thënë dhe se është deri diku kot.
Antonela nga ana tjetër e quajti një person fallco Ilirin. Ajo më pas tregoi se ndihet shumë krenare që vjen nga “Për’puthen” dhe se është krenare, pasi është e vetmja nga ata që u zgjodh nga “Për’puthen” dhe kjo tregon se ka vlera. Ajo vazhdoi duke thënë se nuk i është lutur askujt dhe se e mori vetë produksioni e Top Channel.