MENU
klinika

Nga sherri në 2020-ën te krimi tronditës në familje

Shqiptari vrau fëmijët dhe plagosi rëndë gruan/ “Bild” zbulon detaje

28.12.2021 - 18:06

Zbulohen të tjera detaje mbi krimin tronditës që ndodhi dje në Gjermani, ku një burrë shqiptar vrau dy fëmijët e tij, plagosi bashkëshorten dhe vrau veten.

Gazeta gjermane “Bild” raporton se mes çiftit të bashkëshortëve kishte pasur një sherr në mars të 2020-ës, dhe fëmijët kishin thirrur policinë.

Sabine Schmidt nga Zyra për Mirëqenien e të Rinjve në Stormarn tha: “Si rezultat, më 24 mars 2020, ne pranuam një raport nga policia për dhunë familjare në një familje.”

Zyra në fjalë kishte kërkuar që dhunuesi të bisedonte me familjen. “Kur marrim mesazh të tillë, ne flasim me të gjithë ata që janë të përfshirë. Prindërit ishin shumë të kuptueshëm. Nuk kishim ndonjë dëshmi që prindërit kishin probleme psikologjike. Ne gjithashtu nuk gjetëm ndonjë shenjë të ndonjë rreziku për mirëqenien e fëmijëve”, tha Schmidt.

“Nëse prindërit synojnë të ndahen, tashmë mund të imagjinoj që një akt i tillë i tmerrshëm do të mund të ndodhte. Frika nga humbja mund të luajë rol të madh këtu. Ka të bëjë me fëmijët”, shtoi zyrtarja gjermane. Fqinjët tregojnë se autori i ngjarjes ka qenë një njeri gjaknxehtë që ka kërcënuar komshinjtë. 38-vjeçarja Avdije R., nëna e fëmijëve të vrarë mbeti e plagosur dhe ndodhet në spital.