MENU
klinika

"Amnistia''

Shtrigat e Skocisë do të kenë përmendore

21.12.2021 - 12:17

        Mijëra gra dhe vajza të akuzuara si shtriga në Skoci, do të falen së shpejti, 300 vite pasi janë ekzekutuar.

Të gjitha gratë dhe vajzat e akuzuara për takime me djallin dhe krijim stuhish në det për të mbytur anijet e mbretit James VI, nga viti 1563 deri në vitin 1736, do të konsiderohen të pafajshme.

Mendohet se nga rreth 4,000 gra të akuzuara si shtriga, gjysma janë ekzekutuar, prej të cilave, rreth 85 për qind kanë qenë në moshë fare të re.

Sipas “Sunday Times”, nisma e shtrigave të Skocisë, një grup që propagandon faljen e viktimave, kërkesën e ndjesës nga ana e qeverisë dhe ndërtimin e një monumenti për këto gra e vajza, do të kalojë shumë shpejt në Parlament për miratim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ç'pati plaka me të renë"

Qeparoi i vjetër në këngë

Mes tyre dhe “Qyteti i Djallit” në Serbi

Fakte të çuditshme për shtetet më misterioze në botë!


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit