MENU
klinika

“Gulagët” e Stalinit

Si po përfitojnë sot rajonet pranë kampeve nga viktimat e djeshme

28.12.2021 - 07:30

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

“Arkipelagu Gulag ” , ishte kryevepra e Alexander Solzhenitsy, në të cilën  shpalosen  vuajtjet e shumta të të burgosurve sovjetikë. I burgosur për kritikat ndaj qeverisë, Solzhenitsyn ishte një nga 2.65 milionë personat në vitet 1921-59 , që u arrestua  për “veprimtari kundërrevolucionare” dhe u etiketua si “armik i popullit”.

Jo të gjithë të burgosurit ishin disidentë, madje shumica e tyre ishin të arsimuar. Në vitin 1939, 1% e të anketuarve dhe 2% e të burgosurve në gulag ishin të diplomuar. Midis tyre në vitet 1927-53,  15% e tyre kishin diploma universitare.

Në këtë mënyrë burgosja e tyre përfshinte burgosjen e pjesës më të madhe të inteligjencës sovjetike.

Pra shtypjet politike masive të kryera në BRSS gjatë periudhës së stalinizmit, numri i viktimave të drejtpërdrejta të represionit (personat e dënuar me krimet politike (kundër revolucionare) për dënimin me vdekje ose burgim,  llogariten nga miliona.

Në një raport të Gerhard Toews, tregohen rajonet ku u burgosën armiqtë e popullit  dhe se si këta të burgosur ende korrin përfitime ekonomike nga ky migrim i detyruar.

Studimi filloi me të dhënat mbi përqindjen e të burgosurve në secilin prej 79 burgjeve në vitin 1952. Me përjashtim të nëntë kampeve speciale, të burgosurit politikë qëndronin në vende të njëjta me kriminelë të zakonshëm. Më pas, raporti mati nivelet aktuale të zhvillimit ekonomik brenda 30 km nga burgjet. Ai zbuloi se sa më e madhe të jetë përqindja e një kampi të të burgosurve në vitin 1952, aq më të pasur dhe më të arsimuar janë njerëzit që jetojnë aty pranë, raporton abcnews.al

Një rritje prej 10% në përqindjen e të burgosurve  korrespondonte një rritje prej 8% në paga; 23% fitime për punëtor; 23 % rritje në shkollën ku një i burgosur mbaroi universitetin; dhe 21% në fuqinë e dritës blu të emetuar nga pajisjet elektronike, një masë e prodhimit ekonomik. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, u rrit gjithashtu numri i kompanive apo firmave të regjistruara pranë ish-kampeve.

Për të shpjeguar këtë prirje, autorët studiuan se ku u zhvendosën të burgosurit pasi u liruan. Deri në vitin 1959 ata nuk u lejuan të shkonin në shtëpi. “Pasaportat e ujqërve” i ndaluan ata të jetonin në qytetet e mëdha.

Ndërsa burgjet u “shndërruan” në kompani, menaxherët në ndërmarrjet shtetërore, rekrutuan ish të dënuar. Nuk kishte të dhëna të disponueshme për vendndodhjet e ish të dënuarve pas burgut. Por sipas një sondazhi  në vitin 2016, njerëzit që jetonin pranë zonave të kampeve dhe që kishin një numër të lartë të ish të dënuarve kishin të ngjarë të kishin të paktë një të afërm që ishte i burgosur politik.

Për më tepër, 42% e të anketuarve, gjyshërit e të cilëve ishin konsideruar armiq të popullit kishin vazhduar universitetin, në krahasim me 31% të pjesës tjetër. Këto të dhëna nënkuptojnë një shkak pas korrelacionit. Shumë nga këta të burgosur , kishin fëmijë të arsimuar mirë, të cilët qëndruan në të njëjtat zona dhe lindën një brez tjetër të arsimuar e të pasur.

Joseph Stalini bëri çmos për të zhdukur armiqtë e popullit.  Por këta të burgosur duhen të ndihen “krenarë” për diçka: ata i kanë mbijetuar kampeve për 6 dekada.