MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 14

Skënderbeu mposht rivalin direkt dhe sheh para

18.12.2021 - 19:57

Në momentin kur Skënderbeu u ringjit sërish në renditje dhe kaloi Egnatian, Memelli do të jepte një premtim: “Mbajeni mend, para datës 22, do të kalojmë edhe një ekip tjetër që do të shpallej kampion”.

Shigjetat ishin hedhur për Dinamon dhe në datën 18 dhjetor, korçarët kanë arritur që t’i kapin kryeqytetasit duke mbajtur të dyja 14 pikë. Ndeshja e ardhshme do të jetë pikërisht mes Dinamos dhe Skënderbeut, me gjakrat që do të jenë jo pak të ndezura.

Në ditën e sotme Skënderbeu ia doli që të fitonte me shifrat 1-0 me Kastriotin. Fillimisht ishte Mensah që dërgoi topin në rrjetë, i përhershmi që po merr me vete korçarët për t’i ndihmuar në grumbullimin e pikëve.

Skënderbeu lëshoi jo pak terren pas golit të shënuar dhe Greca i ndëshkoi në minutën e 40. Për të rikthyer festën te korçarët mendoi Meksi që me goditjen nga distanca, mposhti portierin e Kastriotit.

Në këtë takim kanë mbizotëruar nervat dhe përplasjet mes lojtarëve, me kushtet klimatike që nuk ishin më të favorshmet për të luajtur futboll. Në fund Kastrioti merr një humbje që shuan jo pak shpresat për vazhdimësinë e saj në elitë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN