10.12.2021 - 14:16
Prokurorira e Posaçme ka rinisur hetimet për çështjen Gërdeci.
Burime nga SPAK bëjnë me dije se duke nisur nga java e ardhshme, do të nisë pyetja e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.
Personave që u është nisur flet thirrje janë trashgimtarët e viktimave dhe personat e dëmtuar nga Gërdeci. Pjesë e ripyetjes do të jenë edhe ish zyrtarët e lartë në periudhën e tragjedisë më 15 mars 2008.
Mësohet se zyrtari i parë që do të merret në pyetje nga SPAK është ish-ministri i mbrojtjes i kohës Fatmir Mediu.