MENU
klinika

Detaje të reja

Takimi në selinë blu, ambasadorët i thirri Lulzim Basha

14.12.2021 - 17:56

Gjashte ambasadorët e akredituar në Tiranë ishin sot në selinë blu me ftesë të Lulzim Bashës.

Një fakt të tillë e ka konfirmuar për Ora News zyra e BE në Tiranë.

“Takimin me ambasadoret e ka thirrur Basha”.

Në takimin e sotëm me Bashën kanë qenë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, ambasadorja e Francës, Elisabeth Barsacq, ambasadori i Britanisë, King-Smith dhe ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci.

Basha për mediat deklaroi se “takimi i sotëm me ambasadorët ishte për të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen”.