Talibanët kanë vendosur një rregull të ri për gratë afgane, duke iu ndaluar të ushëtojnë më shumë se 70 km. Dailymail raporton se gratë afgane duhet të shoqërohen nga një anëtar mashkull i familjes për udhëtime më të gjata. Gjithashtu shoferëve iu ndalohet të dëgjojnë muzikë në makinat e tyre. Ministria për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Ves, deklaroi sot se grave që kërkojnë të udhëtojnë, nuk duhet t’u ofrohet transport nëse janë vetëm, dhe këmbënguli që transporti t’u ofrohet vetëm atyre që mbajnë hixhabe islame.
“Gratë që udhëtojnë për më shumë se 45 milje (72 kilometra) nuk duhet t’u ofrohet një udhëtim nëse nuk shoqërohen nga një anëtar i ngushtë i familjes,” -tha zëdhënësi i ministrisë Sadeq Akif Muhajir.
Ministria u kishte bërë thirrje gjithashtu grave gazetare televizive që të mbajnë hixhabe gjatë prezantimit. Që nga marrja e pushtetit në gusht, talebanët kanë vendosur kufizime të ndryshme për gratë dhe vajzat, pavarësisht se premtuan një rregull më të butë në krahasim me qëndrimin e tyre të parë në pushtet në vitet 1990.