Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka deklaruar se rivendosja e bashkëpunimit mes qeverive evropiane do të kërkojë “përpjekje mbinjerëzore” pasi kancelarja gjermane Angela Merkel të tërhiqet.
Në një ese të shkurtër mbi trashëgiminë e Merkelit, Orbán sugjeroi gjithashtu se kontinenti mund të jetë në një luftë.
“Një gjë është e sigurt: epoka e paqartësisë, politikave të fshehta dhe lëvizjeve ka përfunduar me Merkelin,” shkroi Orbán, duke shtuar: “Dorezat janë hequr tani ndërsa ne hyjmë në një epokë të re”.
Udhëheqësi populist tha se Merkel – e cila largohet nga posti këtë javë pas 16 vitesh në pushtet – e kuptonte Hungarinë, duke aluduar në prejardhjen e saj në Gjermaninë Lindore komuniste. Por ai e përshkroi krizën e migracionit në Evropë të vitit 2015 si një “çarje” në marrëdhënie.
“Kriza e migracionit ishte një test i madh në vetvete. Ai u bë një Rubikon sepse ekspozoi dallimet e thella filozofike, politike dhe emocionale mes nesh për konceptin e kombeve, për lirinë dhe për rolin e Gjermanisë”, shkroi Orbán.
Ai argumentoi se “gjermanët janë në rrugën tjetër të qytetërimit evropian, drejt një lloj shteti post-kristian dhe post-kombëtar”.
“Rivendosja e bashkëpunimit europian do të kërkojë përpjekje mbinjerëzore në epokën pas Merkelit”, shkroi Orbán.
Ai e përshkroi koalicionin e ardhshëm gjerman të Social Demokratëve, të Gjelbërve dhe Demokratëve të Lirë liberalë si një qeveri të krahut të majtë me një “agjendë pro imigracionit, pro gjinisë, federaliste, pro-gjermane të Evropës”.
Orbán nuk ishte gjithmonë aq negativ për Gjermaninë, një investitor i madh në ekonominë e Hungarisë.
Në vitin 2019, pas bisedimeve me Merkelin, ai deklaroi se “ne nuk shohim ndonjë ngjarje të ardhshme në horizont që mund të prishë marrëdhëniet gjermano-hungareze”. Vitin e kaluar, Orbán tha se ai ishte përpjekur të bindte Merkelin që të mos largohej nga posti i saj.
Kritikët e Merkelit kanë ngritur shqetësime se për pjesën më të madhe të kohës së kancelares në detyrë, qasja e saj ndaj Orbanit – i cili është akuzuar gjerësisht për minimin e normave dhe institucioneve demokratike në vend – ishte shumë “i butë”.
Megjithatë, Orbán u largua vazhdimisht nga e djathta kryesore e Evropës, duke u larguar nga Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë në fillim të këtij viti dhe duke krijuar marrëdhënie me liderë të ekstremit të djathtë, si Marine Le Pen e Francës dhe Matteo Salvinin e Italisë.
Burimi: Politico.eu
Përktheu dhe përshtati: Konica.al