MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

Të pavaksinuarit në rrezik! (65% e Trumpistëve dhe 57% e Berishistëve të pavaksinuar)

25.12.2021 - 21:15

Autoritetet shtetërore të vendeve të ndryshme të botës raportojnë se të pavaksinuarit kanë një rrezik disafish më të madh hospitalizimi e vdekje nga Covid-19, krahasuar me të vaksinuarit. Në Shqipëri, autoritetet dhe reporterët pranë spitaleve njoftojnë se 90% e të shtruarve me Covid-19 janë të pavaksinuar.

Në SHBA, ka një korelacion të fortë statistikor mes numrit të të pavaksinuarve dhe numrit të votuesve të Trump-it. Sa më e lartë përqindja e votuesve të Trump-it në një konte/shtet, aq më e ulët përqindja e të vaksinuarve ndaj Covid-19. Vetë Trump-i pranoi publikisht në një emision televiziv se ka bërë edhe dozën e tretë të vaksinës (edhe pse e ka kaluar Covid-19). Sidoqoftë,Trumpistët mbeten kundërshtarë/mosbesues të vendosur të vaksinës– 65% e tyre sipas sondazhit më të fundit të Gallup.

Në Shqipëri, Berisha ka deklaruar publikisht se është vaksinuar plotësisht ndaj Covid-19. Sidoqoftë, Berishistët kanë përqindjen më të lartë të mosvaksinimit – 57% e tyre sipas një sondazhi rigoroz që mbikqyra në terren me intervista të drejtpërdrejta.