MENU
klinika

E konfirmon trajneri Pioli

Tjetër mungesë te Milan, dëmtohet sërish Ibra

21.12.2021 - 16:27

Telashe të tjera për Milanin. Sikur të mos mjaftonte humbja në shtëpi ndaj Napolit, në ndeshjen e radhës në transfertë në Empoli, do të mungojë edhe Zlatan Ibrahimovic. Këtë e konfirmoi vetë trajneri Pioli:

“Leão duhet të kthehet më 6 janar kundër Romës. Mbingarkesa në gjurin e majtë bën që Ibrahimovic të mos jetë në Empoli” – u shpreh Pioli, i cili nuk ka as shërbimet e Rebic dhe Pellegrit, por është rikthyer Giroud.

Milan do të luajë nesër ndaj Empolit, që është edhe ndeshja e fundit për këtë vit. Kuqezinjtë ndodhen në vendin e tretë, me pikë të barabarta me Napolin e vendit të dytë dhe 4 pikë larg kreut, që mbahet nga Inter.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN