MENU
klinika

Varianti Omicron në Shqipëri

Tomini: Kemi patur sinjale për prezencën e virusit që në 5 dhjetor

23.12.2021 - 22:51

Ditën e sotme u konfirmuan dy raste pozitive me variantin e ri të Covid-19, “Omicron” në vendin tonë. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini tha se sinjalet për variantin “Omicron”në vendin tonë janë evidentuar që në datën 5 Dhjetor.

Ajo tha në “ABC News” se bëhej fjalë për persona që kishin pasur kontakte me rastin primar në Kroaci. Sipas saj dy të infektuarit nuk janë hospitalizuar.

“Të gjitha mostrat e dyshuara janë dërguar përkatësisht gjatë kësaj periudhe. Që nga data 5 dhjetor është marrë sinjal mbi disa raste të dyshuara që kanë qenë kontakte të rastit primar të identifikuar në Kroaci. Është kryer njëherë hetimi epidemiologjik nga specialistët e terrenit me informacionet që u konfirmuan për rastin kontakt.

Raste kanë qenë 4 të vaksinuar me dy dozat, një i shëruar dhe një rast vetëm me një dozë. Pas hetimi u evidentua edhe një rast tjetër që ishte po pjesë e takimit. Rasti ishte i izoluar. Kishte pasur shenja të mëhershme. Nuk janë raste të hospitalizuar. Kontaktet e ngushta rezultuan Omicron”, tha Tomini.