25.12.2021 - 09:54
Gjashtë të vdekur dhe 57 të shpëtuar është raportimi i deritanishëm për mbytjen e një anije në Greqi. Kjo anije u mbyt të premten pasdite pranë Paros ndërsa në të raportohet se ishin 80 emigrantë.
Autoritetet greke kanë reaguar menjëhër pas njoftimit duke çuar në vendin e ngjarjes katër anije të Marinës, një helikopter, një avion C130 dhe 9 anije barka shpëtimi.
Në vendngjarje, siç njofton Ministria e Transportit, ka mbërritur Njësia e Misioneve Nëndetëse të Rojës Bregdetare, e cila do të hetojë mjetin e përmbytur.