MENU
klinika

Dyshohet për dhjetëra të vdekur

Tragjedi në ujërat greke, fundoset gomonia me refugjatë

23.12.2021 - 12:44

Autoritetet greke kanë bërë të ditur se dhjetëra refugjatë besohet se kanë vdekur pasi një gomone me rreth 50 persona, u mbyt në ishullin Folegandros.

Pothuajse 24 orë pasi operacioni i shpëtimit filloi të martën vonë, zyrtarët e rojes bregdetare thanë se nuk kishte gjasa të gjendeshin të mbijetuar.

“Përpjekjet do të vazhdojnë, por në ujërat shumë të ftohta dhe shumë të thella, gjasat për të gjetur dikë të gjallë po pakësohen nga ora në orë”, ka thënë Nikos Kokkalas, zëdhënësi i rojes bregdetare helene.

Të mërkurën vonë, shpëtimtarët kishin gjetur trupin e vetëm një burri, ka bërë të ditur ai.

Incidenti vjen më pak se pesë ditë pasi zyrtarët e OKB-së për migracionin thanë se 164 persona ishin mbytur në brigjet e Libisë, tani pika dominuese e tranzitit për njerëzit që ikin nga lufta dhe varfëria në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.