MENU
klinika

U largua nga politika pas skandalit

Zbulohet puna e re e ish-kancelarit Kurz

27.12.2021 - 07:42

Pasi u largua nga politika, ish-Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz do të nisë një punë të re. Ai ka nënshkruar një kontratë me një firmë investimi në Silicon Valley dhe do të transferojë familjen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportojnë mediat austriake.

Gazeta Gronen Zeitung shkruan se Kurz do të nisë një punë menaxheriale në një kompani të paidentifikuar që operon ndërkombëtarisht në fillim të shkurtit.

E përditshmja Oesterreich raportoi se paga e tij do të jetë 5 mijë euro. 36-vjeçari u largua nga politika duke argumentuar se kishte vendosur të qëndrojë më shumë me familjen, duke iu përkushtuar djalit të sapolindur. Vendimi i tij erdhi disa javë pasi prokurorët e Austrisë bastisën zyrën e tij si pjesë e një hetimi për korrupsion.