MENU
klinika

Shkodër/ Si qëndron e vërteta

U raportua për të shtëna policia sqaron ngjarjen

22.12.2021 - 11:36

Policia e Shkodrës ka sqaruar ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në ambientet e Gjykatës së Apelit.

Ajo që u raportua si të shtëna me armë zjarri ishte një alarm i rremë sipas policisë, pasi telefonat e bërë në polici nuk rezultoi e vërtetë.

Sipas bluve të Shkodrës, pranë gjykatës ka patur vetëm një konflikt fizik dhe verbal mes dy bashkëshortëve, të cilët janë shoqëruar në polici.

Njoftimi i policise

Ne Shkodër, ne sallën operative te DVP Shkodër ka ardhur një telefonate për te shtëna me arme zjarri ne afërsi te Prokurorisë. Shërbimet e Policisë kane shkuar menjëherë ne vendngjarje dhe nga krehja e zonës nga shërbimet e Policisë deri tani nuk rezulton te kete ngjarje me arme e as te lenduar e viktima. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës, për te zbardhur telefonatën, që rezulton deri tani e pavërtete, pasi ka pasur vetëm një konflikt fizik e verbal midis dy bashkëshorteve qe po shoqërohen ne Komisariat per sqarime e mëtejshme.